Nafta, në rritje të lehtë Në sesionin e kaluar, çmimi bie me rreth 5 dollarë
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Arabia Saudite përgënjeshtroi një lajm në media se po diskutonte rritjen e furnizimit të tregut me naftë, së bashku me aleatët e tjerë. Pas këtij lajmi nafta Brent u rrit në mbi 87 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit pranë 80 dollarëve për fuçi.
Të dy bençmarkët ranë me më shumë se 5 dollarë në sesionin e kaluar, pasi Wall Street Journal raportoi se OPEC+ po diskuton rritjen e prodhimit të naftës me 500 mijë fuçi, duke filluar nga 4 dhjetori.
Por, çmimet ju rikthyen fitimeve pasi ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman deklaroi se mbretëria do të respektojë marrëveshjen me aleatët e tjerë dhe nuk ka asnjë diskutim për rritjen e kuotave të prodhimit, duke përgënjeshtruar raportimin e Ëall Street Journal. Ndërkohë, rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë po kufizon fitimet.
Vendi po përballet me infektimet më të mëdha që nga muaji prill, ndërsa autoritetet po zbatojnë poltikën zero-Covid, që përkthehet në një kërkesë më të ulët për naftë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.