Nafta ngjitet pranë 95 USD – SHBA, eksporte rekord gjatë javës së kaluar, rriten me 5.1 mln fuçi
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në tregtinë europiane, por gjatë sesionit të kaluar u rrit me mbi 3%, për shkak të eksporteve rekord nga Shtetet e bashkuara dhe dobësimit të dollarit amerikan. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi.
Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me 2.6 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa eksportet u rritën me 5.1 milionë fuçi në ditë, rritja më e madhe në histori. Tregtarët ja atribuuan rritjen e eksporteve diferencën e madhe mes naftës Brent dhe naftës bruto, që është në rreth 8 dollarë për fuçi.
Edhe dobësimi i dollarit amerikan ka mbështetur çmimet, dhe ka qënë një faktor i rëndësishëm në ditët e fundit. Një dollar më i dobët i bën lëndët e para që tregtohen në monedhën e gjelbër më të shtrenja për zotëruesit e monedhave të tjera.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.