Nafta rritet me rreth 2 dollarë – Pritet të publikojë fitime për të dytën javë me radhë
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të optimizmit se Rezerva Federale do t’i japë fund ciklit të shtrëngimit të politikave monetare, që mund të mbështesë ekonominë dhe kërkesën për naftë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Në mbyllje të sesionit të sotëm, dy bençmarkët kryesorë pritet të publikojnë fitime për të dytën javë me radhë dhe po qëndrojnë në nivelin më të lartë që nga 1 dhjetori.
Sipas analistëve të anketuar nga Reuters, Rezerva Federale do ti japë fund rritjes së interesave dhe do të jetë të qëndrueshme gjatë këtij viti. Çmimet po gjejnë një mbështetje edhe nga rritja e kërkesës në Kinë, me rreth 1 milionë fuçi në ditë, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, në totalin e 15.4 milionë fuçive në ditë.
Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, deklaroi se rimëkëmbja e ekonomisë kineze dhe sanksionet ndaj industrisë ruse të naftës do të dominojnë tregun gjatë këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.