Ndërpritet procesi mësimor në 13 shkolla në Shkodër – Kushi: Strukturat arsimore dhe bashkitë në terren për të marrë masat e nevojshme
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar mbi ecurinë e procesit mësimor në vend ku bën me dije se strukturat arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.
“Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë” njofton Kushi.
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
- Shkolla 9-vjeçare “Gimaj”, Shalë,
- Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
- Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
- Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
- Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
- Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
- Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
- Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
- Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
- Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
- Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
- Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.
“Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla” ka shkruar ministrja Kushi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.