Në 2022 Apple vlente 3 trilionë dollarë – Aktualisht, vlera e kompanisë është nën 2 trilion dollarë
Sipas Bloomberg, vlerësimi aktual i Apple ka zbritur nën 2 trilionë dollarë për herë të parë që nga marsi 2021. Aksionet e kompanisë së drejtuar nga Tim Cook u mbyllën të martën me 3.7% në 125.07 dollarë. 15.91 miliardë aksionet e Apple në qarkullim e vendosin kapitalin e saj të tregut në 1.99 trilion dollarë.
Pikërisht një vit më parë, Apple u bë kompania e parë në botë që tejkaloi vlerën e tregut prej 3 trilion dollarësh. Në 12 muajt e fundit, aksionet e gjigantit të teknologjisë të Cupertino-s kanë rënë me 31.3%.
Apple ende gëzon kapitalin më të madh të tregut në mesin e kompanive të mëdha përpara Saudi Aramco, me vlerë 1.9 trilion dollarë dhe Microsoft Corporation, me vlerë 1.8 trilion dollarë.
Analistët e ulin vlerësimin e Apple në nivelin “neutral” nga “më i mirë”, duke ulur gjithashtu dhe objektivin e çmimit në 140 dollarë nga 180 dollarë, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters.
Aksionet e prodhuesit të iPhone arritën në nivelin më të ulët në 52 javë, pas publikimit të një raporti sipas të cilit kompania u kërkoi furnitorëve të saj të prodhonin më pak komponentë për AirPods, Apple Ëatches dhe MacBook si pasojë e rënies domethënëse të kërkesës.
Zinxhiri i furnizimit të Apple në Kinë është ende në kaos për shkak të politikave të ashpra të vendit kundër Covid-19.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.