Në KPP u adresuan 123 ankesa për tenderët – Përfitohen 5.2 milionë lekë tarifa financiare në buxhet
Diamila Leka/ Scan
Në Komisionin e Prokurimeve Publike janë adresuar 123 ankesa për muajin korrik. Referuar buletinit mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, ankesat sipas fazës së procesit janë ndarë në 50 për Dokumentet Standarde të Tenderit dhe 73 për vlerësim ofertash.
Qarku i Tiranës është qarku i parë me numrin më të lartë të ankësave duke adresuar 73 të tilla, më pas vjen ai i Fierit me 16 dhe Durrësi me 10 të tilla. Ndërsa Korça dhe Dibra janë dy qarqet me numrin më të ulët të ankesave duke adresuar nga 2 përkatësisht.
Por si janë ndarë ankesat përsa i përket llojit të kontratës?
Në të njëjta të dhëna raportohet se punë publike janë adresuar 14 ankesa, për mall 76 dhe për shërbime 33 të tilla.
Për muajin korrik, raporti financiar paraqitet si më poshtë: tarifa financiare të arkëtuara si garanci prokurimi arrijnë në vlerën e 16.5 milionë lekëve. Tarifa financiare të kthyera ndaj Operatorëve Ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë rreth 41.7 milionë lekë.
Ndërsa tarifa financiare për t’u derdhur në Buxhet të Shtetit në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë rreth 5.2 milionë lekë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.