“Në shtator miratohet ligji për verën” – Krifca: Do të formalizojmë sektorin me ngritjen e një kadastre të dedikuar
Miratimi i ligjit të verës dhe krijimi i një kadastre dedikuar këtij sektori janë dy prioritetet e bujqësisë për shtatorin. Në takimin me prodhuesit shqiptarë të verës, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se ky produkt në Shqipëri ka një trend rritës krahasuar me një vit më parë.
‘Janë shtuar hapësirat e mbjelljes me rruhs. Në vitin 2021 janë prodhuar gjithsej 212 mijë ton rruhs, ky një trend rritës krahasuar me një vit më parë. Po merremi me ligjhin e verës të cilin brenda shtatorit presim ta miratojnë. Një ligj I cili do të sillte formalizimin e sektorit. Gjithashtu presim të krijojmë formatin e Kadastrës së Verës. Në vednin tonë ndodjhen 67 kantina vere të regjistruara, ku 21 prej tyre do të marrin pjesë në panairin në Beograd,’ tha Krifca.
Panairi i verës i cili do të mbahet nga data 1 deri në 4 shtator në Beograd do të ketë prodhues nga e gjithë bota. Sipas ministres Krifca, kjo do të jetë një mundësi për shkëmbimin e eksperiencave mes prodhuesve shqiptarë dhë të huaj dhe përmirësimin e praktikave të prodhimit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.