“Ngec” ekonomia në Gjermani – Parashikohet një rritje prej 0.1% në vitin 2024
Kristi Ceta / SCAN
Ekonomia e Gjermanisë përballet me perspektivën e një rritjeje të papërfillshme këtë vit, në vazhdën e tkurrjes së papritur në tremujorin e dytë, sipas ekspertëve.
Produkti i brendshëm bruto do të rritet me 0.1% në 2024, nga një parashikim i mëparshëm prej 0.2%. Analistët gjithashtu shkurtuan perspektivën e tyre për vitin 2025 me të njëjtën shumë, në 1.1%.
Vlerësimi i dobët pason të dhënat që treguan se problemet industriale të vendit vazhdojnë të frenojnë rritjen, duke bërë që ekonomia më e madhe e Evropës të tkurret papritur.
Ndërsa raportet javën e kaluar treguan se indikatorët e ekonomisë dhe prodhimi i industrisë u rritën në fund të asaj periudhe, kjo nuk është ende e mjaftueshme për të humbjet deri më tani.
Eksportet nuk arritën të rriteshin në qershor, duke nënvizuar sfidat me të cilat përballej baza e prodhimit që më parë ishte një shtytës kryesor i rritjes gjermane. Gjysma e mungesës në aktivitetin industrial atje mund të jetë strukturore.
Analistët ende parashikojnë një rimëkëmbje të vonuar që do të fillojë tani, me zgjerim të vazhdueshëm deri në vitin 2026. Ky mund të jetë një ngushëllim për kancelarin Olaf Scholz, i cili ka parë rritje në më pak se gjysmën e tremujorëve kalendarikë që kur mori detyrën dhe përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm.
Parashikimi prej 0.1% i ekonomistëve është në përputhje me parashikimin e Komisionit Evropian për vitin 2024. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bundesbank dhe OECD shohin rritje pak më të shpejtë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.