Ngrohja e apartamentit kushton shumë – Rusi vendos të jetojë në tendë në oborr
Viaceslav Platunov, banor në Rusinë veri lindore, ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të protestuar kundër faturave të larta për ngrohjen dhe pavarësisht temperaturave të acarta, ka vendosur të jetojë në ajër të pastër.
Sipas tij temperatura në apartamentin ku jeton nuk ka shumë ndryshim nga ajo në oborr, por të paktën kështu është në ajër të pastër dhe nuk paguan për ngrohjen. Në apartamentin e tij temperatura nuk shkon më lart se 17 gradë, por ngrohja i kushton rreth 120 euro në muaj.
Platunov fle mbi një thes lëkure, ngrohet dhe gatuan me zjarr, pa i mohuar vetes as pemën e vitit të ti. Autoritetet ruse shpjegojnë ndërkohë se ngrohja vetëm me kaldaja me qymyr kanë një kosto shumë të madhe.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.