Nis punën Komisioni i ri Evropian – Von der Leyen emëron për herë të parë një komisioner për mbrojtjen
Kristi Ceta/SCAN
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj, i cili do të drejtojë institucionin më të fuqishëm të BE-së për pesë vitet e ardhshme, duke e përshtatur atë për t’u fokusuar në sfidat e paraqitura nga ndryshimet klimatike, lufta në Ukrainë dhe rritja e Kinë.
Andrius Kubilius i Lituanisë do të jetë komisioneri i parë i mbrojtjes i Bashkimit Evropian, me rolin e ri të krijuar për të ndërtuar kapacitetin e prodhimit ushtarak evropian përballë agresionit rus në Ukrainë, në krahun lindor të bllokut.
Ministrja e Energjisë dhe Mjedisit e Spanjës, Teresa Ribera do të jetë komisionerja e ardhshme e konkurrencës së bllokut, gjithashtu e ngarkuar për një “tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues”.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.