Nismë për “fuqizimin” e bletarisë – Shqipëria ka 12 mijë bletërritës me 402 mijë koshere
Projektligji për bletarinë synon të rregullojë këtë sektor, të ndikojë në zgjerimin e tij dhe të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.
Gjatë konsultimeve të draftit me përfaqësues të këtij sektori, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, theksoi se me këtë nismë synohet t’ i jepet fund mungesës së monitorimit të bletës, shtegtimeve të tyre të pakontrolluara dhe trajtimit pa kriter të sëmundjeve të tyre, me pasoja humbje të kolonive të tëra me bletë.
Sipas saj, po punohet gjithashtu, për të nxitur proceset në nivel rajonal (në kuadëë të CEFTA-s), që së shpejti të mumnd të eksportohen produktet e mjaltit shqiptar në vende të rajonit, me procedurë të thjeshtuar dhe dokumentacion të unifikuar.
Duke iu referuar statistikave zyrtare, ministrja tha se, aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere.
Numri i zgjojeve (koshereve) është rritur në 402 mijë koshere, nga 239 mijë koshere që ishin në 2012 dhe po ashtu prodhimi i mjaltit “made in Albania” ka ardhur në rritje me rreth 2200 ton në një dekadë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.