Një laik për financat e Vatikanit – Papa Françesku për herë të parë zgjedh një laik për postin
Një ndryshim i papritur në postin drejtues të financave në Vatikan. Atë Juan Antonio Guerrero Alves, jezuit spanjoll u largua me vullnet të lirë nga detyra e tij. Dikasteri në fjalë u krijua nga reforma e financave të Vatikanit në viin 2014 ku u përqendruan funksionet e buxhetit, programacioni dhe kontrolli.
Ndërkohë që në krye të këtij dikasteri Papa Francesku ka emëruar zëvendësin e Guerreros, menaxherin Maksimino Kabalero Ledo: laiku i dytë që merr drejtimin e një ministrie të Selisë së Shenjtë, pas Paolo Ruffini prej kohësh ministër për komunikimin.
Vitet e fundit kjo ministri ka kontribuar në dhënien e një aseti të qëndrueshëm për financat e Vatikanit, ndërkohë që janë të shumta risitë e miratuara: kodi për tenderat, menaxhimi i materialeve të rezervuara, kodi i ri për investimet financiare etj.
Ish ministri Guerrero u përball me periudhën e vështirë të Covid, me vështirësitë e buxhetit, që u menaxhuan me kursime të caktuata dhe investime më ministri i ri Kaballero pas diplomimit për Ekonomi, dhe masterit në Administrim Biznesi ka punuar për pesë vjet mes Barcelonës dhe Valencias, si përgjegjës i financës në vende të ndryshme europiane, në Lindje të Mesme dhe Afrikë. Në vitin 2007 u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri sa u emërua në Vatikan.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.