Një ndër projektet më të mëdha të infrastrukturës në kontinent – Porti i ri afrikan mund të gjenerojë 360 miliardë dollarë!
Lagos, qendra tregtare e Nigerisë, ka një problem magazinimi. Në terminalet e transportit të qendrës tregtare të Afrikës Perëndimore, kërkesa e parashikuar për hapësirën e kontejnerëve është shumë më e madhe se kapaciteti. Për të ngushtuar hendekun, shteti ka nisur një nga projektet më ambicioze të infrastrukturës në rajon, Portin e Detit të Thellë Lekki.
Ndërtimi i portit prej 1.5 miliardë dollarësh, i vendosur në lindje të qytetit të Lagos, përfundoi së fundmi, i projektuar për të trajtuar ekuivalentin e 2.7 milionë njësive të kontejnerëve 20 këmbë të gjatë në vit.
Me një kalatë prej 1.2 kilometrash, zona prej 90 hektarësh bëhet porti më i madh në Nigeri, duke zgjeruar ndjeshëm aftësinë e vendit për të përpunuar importet dhe eksportet.
Porti mbërrin në një kohë të rëndësishme për perspektivën ekonomike të Nigerisë. Sipas Grupit të Bankës Afrikane për Zhvillim, ekonomia e vendit parashikohet të rritet me një ritëm të ngadalësuar prej 3.2% në 2022-2024, ndërsa sektori i naftës është tkurrur mes prodhimit të ulët dhe inflacionit është afër 17%.
Porti Lekki pritet të krijojë afro 170,000 vende pune, sipas zhvilluesve të tij, dhe të gjenerojë 360 miliardë dollarë gjatë 45 viteve të ardhshme, sipas Ministrisë së Transportit.
Ndodhet pranë rafinerisë së naftës Dangote, e cila aktualisht është në ndërtim e sipër dhe kur të përfundojë do të jetë në gjendje të përpunojë 650,000 fuçi naftë në ditë.
Porti dhe rafineria ndodhen brenda Zonës së Lirë të Lekki-t, një zonë e tregtisë së lirë prej 16,500 hektarësh, masterplani i së cilës përmban gjithashtu një aeroport të propozuar, një komunitet fillestar dhe zona tregtare dhe rezidenciale. Porti, rafineria dhe zona tregtare janë ndër projektet më të mëdha të infrastrukturës në kontinent.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.