Njerëzit, një hap më pranë të jetuarit në Mars – Studiuesit propozojnë ngrohjen e planetit për ta bërë të banueshëm
Kristi Ceta / SCAN
Studiuesit kanë kërkuar prej kohësh një mënyrë pët të çuar jetën në planetin Mars dhe një zbulim i ri shkencor mund ta bëjë këtë realitet. Një ekip shkencëtarësh kanë propozuar një mënyrë ‘inovative’ për të ngrohur Planetin e Kuq.
Ata propozuan injektimin e sasive të mëdha të pluhurit marsian në atmosferë për të përmirësuar aftësinë e tij për të kapur nxehtësinë, ashtu siç bëjnë avujt e ujit dhe dioksidi i karbonit në Tokë.
Lëshimi i rreth 10 litrash pluhuri në sekondë, që do të përbëhet nga hekur dhe alumin, për të paktën një dekadë mund të ngrohë planetin nga -65 në 30 gradë Celsius.
Qasja e studiuesve bazohet në fakt në të njëjtin mekanizëm atmosferik që po nxit ndryshimin e klimës këtu në Tokë: efekti serrë. Aktualisht, atmosfera e Marsit është aq e hollë sa nxehtësia e diellit ikën lehtësisht nga sipërfaqja e planetit. Përmasa mikroskopike dhe forma sferike e pluhurit marsian nuk i mundësojnë thithjen e rrezatimit ose reflektimin e nxehtësisë përsëri në sipërfaqe.
Por ekipi hulumtues beson se ata mund të përdorin hekurin dhe aluminin në pluhur për të vendosur grimca nëntë mikrometër të gjata, gati dy herë më të mëdha se një grimcë pluhuri marsiane.
Kjo qasje do të kërkonte rreth dy milionë tonë grimca në vit, por prodhimi i tyre do të ishte relativisht i lehtë, sepse përbërësit janë pikërisht në Mars. Strategjia do të kërkojë disa dekada, por duket më e lehtë dhe logjike se çdo ide tjetër e propozuar deri më tani.
Ngrohja e Marsit do të ishte një hap i parë kritik drejt bërjes së këtij planeti një shtëpi të përshtatshme për njerëzit. Ai do të çlironte ujin që është i ngrirë në kapakët polarë të akullit nën sipërfaqen e planetit dhe do ta bënte Marsin një vend më të përshtatshëm për bujqësi.
Megjithatë njerëzimi ka ende një rruge të gjatë për të bërë përpara se të mund të kolonizojë Planetin e Kuq. Edhe me këtë atmosferë të re, njerëzit ende nuk do të ishin në gjendje të merrnin frymë në Mars, sepse ajri nuk përmban oksigjen të mjaftueshëm.
Gjithashtu, presioni i ajrit është 150 herë më i mirë se në Tokë, gjë që do të shkaktonte vlimin e gjakut të njeriut.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.