Njihen pensionet me Italinë/ Ibrahimaj: Përfitime edhe për papunësinë dhe sëmundjet
Pas shumë vitesh negociata, Shqipëria dhe Italia kanë arritur të firmosin një marrëveshje për njohjen e pensioneve mes dy vendeve, ku përfitues do të jenë afro 500 mijë emigrantë shqqiptarë në Itali por edhe shtetas italianë që punojnë dhe jetojnë në vendin tonë.
Në një dalje për mediat, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj bëri me dije se emigrantët do të përfitojnë edhe pagesë papunësie apo paaftësie të përkohshme.
Ambasadori Italian në Shqipëri vlerësoi këtë marrëveshje si një arritje shumë të rëndësishme për trajtimin e barabartë të qytetarëve të të dy shteteve.
Marrëveshja do të kalojë për miratim në qeveritë e të dy vendeve dhe mëtej do të marrë fuqi ligjore. Por ndërkohë që emigrantët shqiptarë kanë marrë një lajm të mirë, për ata që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kjo ditë është ende larg.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.