Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh – “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”
Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një videomesazh në rrjetet sociale Rama etiketoi prokurorite e rretheve duke thënë se flenë në raste të tilla ndërkohë sipas tij për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve .
“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.”
Sipas kryeministrit, operacioni i shtrirë edhe përtej Tiranës ka pasur probleme gjatë 30 viteve, por tani kanë ngushtuar rrethin e shkeljeve.
“ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar. Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik! “Është thjesht show për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë”
Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.