OSHEE “kapi” vetëm 3.5% të vjedhjeve – Të dhënat për 6-mujorin/ Faturoi si dëm ekonomik 9.918 Mwh energji
Pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka mundur të faturojë as 5% të tyre. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në 6-mujorin e parë të këtij viti janë faturuar si dëm ekonomik 9 918 Mwh energji, apo vetëm 3.5% e vjedhjeve, që për këtë periudhë arritën në 281 368 Mwh.
Prej vitit 2020, kushdo që vjedh energjinë elektrike penalizohet me ‘gjobë kilovatësh” apo thënë ndryshe, sasia e energjisë e konsumuar në formë të paligjshme, konvertohet në lekë dhe faturohet. Ndërkohë që, së fundmi.
Sipas rregullores, çmimi me të cilin faturohen klientët që vjedhin energjinë elektirke, përllogaritet mbi bazën çmimit mesatar për kwh, të blerë për mbulimin e humbjeve në periudhën që do të faturohet dëmi ekonomik, kostot e transmetimit dhe kostot e rrjetit në të cilin është kyçyr përdoruesi për secilën kategori të tij.
Rregullorja i jep të drejtë çdo përdorues të rrjetit për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur nga OSSH, ose pretendon se kjo e fundit nuk ka ndjekur dhe zbatuar rregulloren.
Ndërkaq, niveli i lartë i vjedhjeve të energjisë i kushton buxhetit të Koproratës Elektoroenergjetike Shqiptare miliona euro, ndërkohë që vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti kjo shifër përllogaritet në rreth 65 mln euro. Kjo, pasi çmimi mesatar me të cilin u ble energjia përgjatë kësaj periduhe ishte 230.1 euro/Mwh.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.