Paga më të ulëta në krahasim me rajonin – Papunësia 10.7%. Më mirë se Mali i Zi, por më dobët se Kosova
Përveç Kosovës, jemi të fundit në rajon për sa I përket pagave të larta. Ndonëse nuk kemi ende një pasqyrë të pagave mesatre bruto në vendin tonë pas rritjes për administratën që u fut në fuqi më datë 1 korrik, nëse marrim për bazë publikimin e fundit të Institutit të Statistikave për pagën mesatre bruto ku rezulton në 733 euro, vendi ynë është në fund të tabelës së rajonit.
Sipas agjencive statistikore për vendet e rajonit rezultonë se Serbia pozicionet e para me një pagë mesatare bruto 1140 euro dhe normën më të ulët të papunësisë ku përditësimi I fundit ishte përpara 2 muajsh, duke vijuar me Bosnjën ku paga bruto arrinë në 1125 euro, Mali I zi me 1042 euro, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova që e mbyll vendin e fundit me 521 euro, ku vlehet për tu përmendur që përditësimi I fundit nga agjencia statistikore e këtij vendi është bërë për vitin 2022.
Për sa I përket normës së papunësisë vihet re se Maqedonia e Veriut e ka këtë indikatorë 12.9%, më të lartën në rajon, duke vazhduar me Malin e Zi 11.9%, Bosnja Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Serbia.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.