Paundi britanik në ‘rënie të lirë’ – Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Franga!
Paundi britanik ka regjistruar sërish zbritje të kuotës pasi vijon edhe këtë të martë të dobësohet duke u blerë me 128.2 lekë dhe duke u shitur me 129.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje.
Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar rënie të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë.
Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një rënie të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë të martë me 11.8 lekë dhe është shitur me 114.8 lekë.
Monedha europiane referuar tregut të brendshëm valutor vazhdon të mbetet e dobët në raport me Lekun teksa blihet edhe sot me 113.5 lekë dhe shitet me 114.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.