Për çfarë shërben shitja e armëve me vlerë prej 180 milionë dollarë për Tajvanin nga SHBA?!
Administrata e Biden ka miratuar një shitje të mundshme armësh prej 180 milionë dollarësh për Tajvanin në mes të tensioneve të vazhdueshme midis ishullit dhe Pekinit, njoftoi të mërkurën Departamenti i Shtetit.
Administrata e informoi Kongresin të mërkurën për miratimin e saj të shitjes së mundshme të sistemeve të hedhjes së municioneve antitank të lëshuara nga automjete dhe pajisjeve të lidhura me të, në zyrën e Përfaqësimit Ekonomik dhe Kulturor të Taipeit në Shtetet e Bashkuara, tha Departamenti i Shtetit.
“Kjo shitje e propozuar i shërben interesave kombëtare, ekonomike dhe të sigurisë së SHBA-së duke mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të marrësit për të modernizuar forcat e saj të armatosura dhe për të mbajtur një aftësi të besueshme mbrojtëse”, thuhet në deklaratë. “Shitja e propozuar do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së marrësit dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit politik, ekuilibrit ushtarak dhe përparimit ekonomik në rajon.”
Uashingtoni ka siguruar prej kohësh armë për ishullin sipas kushteve të Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin dhe ka mbështetje dypartiake për furnizimin e Tajvanit me armë. Megjithatë, masa ka të ngjarë të provokojë zemërim nga Pekini, i cili e sheh Tajvanin si pjesë të Kinës.
Në shtator, administrata miratoi më shumë se 1.1 miliardë dollarë shitje armësh në Tajvan, më e madhja në mandatin e Presidentit Joe Biden, e cila përfshinte deri në 60 raketa kundër anijeve dhe deri në 100 raketa ajër-ajër.
Kjo shitje erdhi menjëherë pasi tensionet midis Kinës dhe SHBA-së u ndezën pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të gushtit. Në gusht 2021, administrata bëri një shitje armësh prej 750 dollarësh në Tajvan, të përbërë nga 40 Sisteme Hawitzer Vetëlëvizëse të Mesme M109A6 dhe pajisje të ngjashme.
Lajmet për miratimin e fundit vijnë pasi Biden nënshkroi në ligj javën e kaluar një projekt-ligj të ri gjithëpërfshirës të mbrojtjes që përfshinte krijimin e një programi modernizimi të mbrojtjes për Tajvanin për të penguar agresionin kinez.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.