Përjashtimet nga suvencionimi, penalizohen prodhuesit e qumështit – Zusi: Me politika të drejta është e mundur rritja e prodhimeve bujqësore
Skemat e mbështetjes në bujqësi nuk marrin në konsideratë nevojat reale të fermerëve.
Për biznesin e agropërpunimit kjo shkaktohet nga përjashtimet që janë vendosur, të cilat penalizojnë masivisht blegtorët.
Sipas agropërpunuesve rasti i qumështit është më i dukshmi nga të gjithë.
Drejtuesit e shoqatave të fermerëve janë shprehur kundër kufizimeve në skemën e subvencioneve.
Si një zgjidhje të kësaj situate ata kanë propozuar që të finacimet të ndahen për njësi prodhimi, kërkesë që deri më tani nuk është marrë në konsideratë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.