Pezullohet licenca e “Micro Credit Albania”! Banka e Shqipërisë: Shkelje e përsëritur të kërkesave rregullative mbikëqyrëse
Për shkelje serioze të kërkesave rregullative mbikëqyrëse Banka e Shqipërisë ka vendosur pezullimin e licencës e Micro Credit Albania. Shoqëria financiare nuk ka zbatuar të gjitha masat administrative të vendosura nga Banka qendrore duke përsëritur shkeljet.
Pas një kontrolli në korrik të 2020 pranë subjektit në të cilin u evidentuan shkeljet shoqëria financiare Micro Credit mori masa për korrigjimin e situatës. Por në një kontroll të dytë në Shtator të vitit 2022, Departamenti i Mbikëqyrjes vuri re që masat ishin zbatuar pjesërisht duke konstatuar këto shkelje:
“Subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë në përputhje me rregulloren, nuk i ka klasifikuar të gjitha ekspozimet e një klienti në të njëjtën kategori rreziku, subjekti nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë e paguese por është bazuar në vetdeklarime të paverifikuara, subjekti nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij” shkruhet ne vendimin e BSH.
Departamenti i Mbikëqyrjes, në përputhje me legjislacionin vlerësoi rrethanat e shkeljeve dhe pasojat, raporton SCAN TV. Subjekti Microcredit ka vepruar në mënyrë të përsëritur të shkeljeve të kërkesave rregullatore për një kohë të gjatë duke favorizuar palët e lidhura dhe ka paraqitur përpara autoritetit mbikëqyrës një situatë joreale të cilësisë së portofolit të kredisë. Subjekti nuk ka respektuar kërkesat rregullatore lidhur me kufizimin e masës së penaliteteve.
Microcredit Albania është një shoqëri financiare prej disa vitesh shërbimin e kredive për bizneset dhe qytetarët.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.