Pietro Beccari, në krye të Louis Vuitton – Ish-CEO i Cristian Dior, italiani i parë në këtë post
Pietro Beccari, pas suksesit të arritur si Administrator i Përgjithshëm i Christian Dior Couture, është menaxheri i parë italian që merr drejtimin e Louis Vuitton, dega më e njohur e Lvmh të Bernard Arnault dhe marka më e rëndësishme e luksit botëror.
Delphine Arnault, vajza më e madhe e sipërmarrësit deri tani në krye të prodhimit të aksesorëve të Vuitton, tashmë do të drejtojë Christian Dior.
Aksionet e LVMH, kompania më e vlefshme në Europë me një kapitalizim prej rreth 380 miliardë dollarësh, janë rritur me 1.6% pasi kanë arritur nivele të larta. Sektori i luksit kohët e fundit është nxitur nga lehtësimi i kufizimeve anti-Covid në Kinë, një treg kyç për segmentin.
Beccari – i cili gjithashtu drejtoi më parë markën Fendi – trefishoi shitjet e Christian Dior gjatë mandatit të tij, në 6.6 miliardë euro sipas vlerësimeve. Lvmh nuk ofron një ndarje të shitjeve vjetore të markave individuale.
Shtrëngimi i kontrollit të familjes mbi perandorinë e saj vjen gjithashtu në kontekstin e një vale të suksesshme të profilit të lartë në firmat e tjera të modës në Europë.
Bernard Arnault, 73 vjeç, nuk ka treguar shenja të largimit nga detyra së shpejti dhe vitin e kaluar kompania rriti moshën maksimale për Administratorin e grupit në 80 nga 75 vjeç.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.