Piku i sezonit, çmimet e ushqimeve “nuk ndalen” – Vëzhgimi i SCAN TV/ Ankohen qytetarët. Tregtarët: Vapa po dëmton prodhimin
Hamit Yzeiraj/SCAN
Edhe pse prodhimi i fruta-perimeve po rritet çmimet nëpër tregje ngelen të larta.
Gjatë një vrojtimi në terren nga Televizioni Scan, qytetarët shprehen se çmimet kanë luhatje në këtë periudhë duke i detyruar ata që të jenë në kërkim të më të lirës.
Nga ana tjetër, temperaturat e larta detyrojnë tregtarët që të kujdesen për të mos dëmtuar produktin duke i ngelur i pashitur, ku frika për të dalë deficit nuk mungon.
Sipas të dhënve të fundit nga INSTAT norma e inflacionit gjatë muajit të kaluar ishte 2.1%, ku kryesisht grupi i zarzavateve ishte shtrenjtuar me 3.4% në krahasim me qershorin.
Një ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se inflacioni pritet të luhatet në kahun e poshtëm të objektivit gjatë gjashtëmujorit të dytë dhe të kthehet gradualisht në objektiv, pra në 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.