Polonia nuk ka më qymyr! Vendi është shumë i varur, por lënda e parë nuk gjendet më në treg
Polonia nuk ka më qymyr. Rënia e prodhimit të brendshëm, embargo ndaj importeve ruse dhe inflacioni, kanë vënë në krizë miliona polakë të cilët janë ende të varur nga kjo lëndë.
Në rajonin jugor të Slesisas, që është dhe qendra minerare polake dhe më e madhje e Bashkimit Europian, gjithashtu ka krizë. Banorët shprehen se kanë vetëm një thes qymyr për të përballuar dimrin, dhe ai nuk gjendet më në treg. Por dhe në rastet e rralla që mund të gjendet kushton shumë shtrenjtë.
Ish minatorët në zonë shprehen se më përpara merrnin 3 ton qymyr falas cdo dimër, si të gjithë minatorët në pension, por sot gjërat kanë ndryshuar. Ndërsa ish minatorët në listë që presin të furnizohen janë më shumë se 2 mijë.
Për rreth 2 milion polakë, sistemi ngrohës i të cilëve varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qymyri, ky do të jetë një dimër i vështirë. Cmimet janë katërfishuar që nga vera, dhe vijojnë të rritet. Qeveria ka premtuar ndihma por për shumë familje nuk është e mjaftueshme.
Lufta në Ukrainë ka vënë në një situatë të vështirë një sektor të dobësuar nga vendimet e fundit strategjike. Polonia është prodhuesi i dytë i Bashkimit Europain pas Gjermanisë, por qymyri konsiderohet ndotës dhe shumë pak fitimprurës. Nxjerrja e tij është reduktuar në mënyrë të vazhudeshme vitet e fundit.
Dhe ata që e rishesin janë në situatë kritike. Mungesa e qymyrit ka detyruar disa prej tyre të pezullojnë aktivitetin. Të tjerë janë akuzuar se po përfitojnë nga problemet e njerëzve, dhe situata pritet të përkeqësohet dhe më shumë.
Kuota e energjisë së prodhuar me qymy rnë Poloni është më e larta në Bashkimin Europian. Mungesa e tij dhe cmimi i lartë kontribuojnë në rritjen e faturave energjitike, dhe jo vetëm në sektorin privat. Përballë rritjes prej 700% të kostos së energjisë, disa qytete paralajmërojnë se disa shërbime publike do të ndërpriten.
Dhe shkollat po përgatisin plane emergjente për të shmangur mbylljen.
Mungesa e qymyrit ka futur në krizë dhe spitalet, të cilat kanë ndryshuar oraret e vizitave në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga drita natyrale, duke kursyer energji për ndricimin e korridoreve dhe sallave të pritjes.
Por shumë sipërmarrje janë në prag falimentimi. Sipas polakëve dy janë temat kryesore në vend për të cilat diskutohet përditë: qymyri dhe politika.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.