Pritshmëritë për hidrogjenin e gjelbër janë shumë të larta – Sasia e kërkuar është absurde, mungojnë analizat e sakta
Dorina Kurtaj /SCAN
Për pesë vitet e fundit, mbështetësit e hidrogjenit të gjelbër kanë argumentuar se ai mund të zëvendësojë lëndët djegëse fosile në çdo gjë, nga proceset industriale deri te ngrohja e shtëpive dhe transporti. Megjithatë, kostoja dhe shkenca i bëjnë shumë nga aplikimet e saj ‘pjellë të imagjinatës’.
Rregullatorët e Bashkimit Europian, e kanë cilësuar objektivin e Europës për të prodhuar 10 milionë ton hidrogjen të gjelbër dhe për të importuar shumë më tepër deri në vitin 2030 “tepër optimist”, duke shtuar se i mungon ‘analiza serioze’.
Shkalla e energjisë së kërkuar është e frikshme. Në mënyrë të veçantë, përdorimi i hidrogjenit të gjelbër për çelikun, aviacionin dhe transportin detar do të kërkonte gati pesëfishin e kapacitetit diellor dhe të erës të instaluar në mbarë botën në vitin 2022, sipas ekspertëve.
Kapaciteti i kërkuar i magazinimit dhe transportit është gjithashtu më i lartë se ai i hidrogjenit konvencional, i prodhuar nga lëndët djegëse fosile. Në total, prodhimi i hidrogjenit të gjelbër për shumicën e kompanive do të kushtonte aktualisht të paktën 6 dollarë për kilogram, katër herë më shumë se kostoja e prodhimit të versionit të tij më ndotës. Duke cituar të dhëna nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, bëhet e qartë se vetëm 1% e rreth 1600 projekteve të hidrogjenit të gjelbër sipas vëllimit të prodhimit ka përparuar shumë përtej fazës së eksplorimit.
Për më tepër, është gjithashtu tepër i kotë si lëndë djegëse. Të paktën 70% e energjisë humbet në prodhimin dhe lëvizjen e saj, derisa të futet, për shembull, në një makinë me hidrogjen, siç janë 500 modelet Mirai Toyota Motor të ndara për Lojërat Olimpike të Parisit. Nëse më në fund bëjmë krahasimin, për automjetet tërësisht elektrike humbja është vetëm 20%.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.