Problemet e ligjit të ri të energjisë – Mahmutaj: Nuk adreson çështjet për HEC-et e vegjël dhe energjinë fotovoltaike
Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk adreson një sërë çështjesh, sikurse janë hidrocentralet e vegjël apo kompensimin për energjinë fotovoltaike”.
Shqetësimi ngrihet nga ekspertët e shoqërisë civile, që gjithsesi e mirëpresin ligjin e propozuar.
Mahmutaj thotë se propozimet e tyre i janë ndërguar edhe me shkrim ministrisë, ndërsa presin reflektimin e tyre.
Ligji i nxjerrë për konsultim është një dokument tërësisht i ri, që shfuqizon ligjin e mëparshëm të miratuar në vitin 2017.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.