Programi EU4Schools inauguron dy objekte arsimore në Bashkinë Shijak!
Programi “EU4Schools” ka inauguruar 2 objekte arsimore në Bashkinë Shijak, më konkretisht: shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Rilindja”, Sallmone dhe Kopshti Nr. 2 “Shtojzovallet”, Shijak.
Sipas njoftimit në rrjetet sociale, 174 fëmijë, 165 nxënës dhe 18 mësues janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi për të ardhmen.
Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi; Kryetari i Bashkisë, Shijak Elton Arbana; Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së, Hubert Perr; Ambasadorët e Suedisë, Austrisë dhe Gjermanisë; përfaqësues nga ambasadat e Francës, Italisë dhe Holandës; Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino etj.
Këto objekte janë dy prej 35 objekteve arsimore të përfunduara deri tani, ndërsa 13 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të programit.
I financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP Albania, Programi “EU4Schools” po ndërton mbi 60 objekte arsimore me 24,500 nxënës e mësues përfitues në total.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.