“Puna në të zezë”, cilët janë sektorët më problematikë? Kryesojnë baret dhe restorantet. Tatimet identifikuan 62 mijë punonjës në total

3,882 është numri i tatimpaguesve të identifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që kanë deklaruar nivele mininimale page për 62,905 punonjësit e tyre për periudhën Dhjetor 2021. Në “filtrin” e Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut, referuar raportit vjetor të publikuar së fundmi nga ky institucion, kanë kaluar fillimisht 10,154 tatimpagues dhe 95,214 punonjës që nuk kishin përmbushur detyrimet në deklarimet e pagave përkundrejt organeve tatimore. Kështu, ndër sektorët me nivelin më të lartë të informalitetit në vend ose “sektorët gri” rezultojnë: Sektori i shërbimit të ushqimit dhe pijeve me 526 tatimpagues; Sektori i Tregtisë me shumicë me 439 tatimpagues; Sektori i Tregtisë me pakicë me 316 tatimpagues; Sektori i Ndertimit me 249 tatimpagues; Sektori i prodhimit të produkteve ushqimore me 208 tatimpagues; Sektori i veprimtarive të ndërtimit me 198; Sektori i transportit tokësor dhe transportit nëpërmjet tubacioneve me 186 tatimpagues; Sektorin i Akomodimit me 126 tatimpagues dhe 1634 tatimpagues të tjerë të konsideruar si informalë…. Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.