Qendrat financiare globale – Nju Jorku dhe Londra, në vend të parë
Londra nuk është më lider i vetëm në mesin e qendrave financiare globale, pasi Nju Jorku u ngjit nga vendi i dytë në të parin së bashku me kryeqytetin britanik, pasi më shumë kompani listohen në Shtetet e Bashkuara.
Një sondazh vjetor, tregoi se standardet për performancën e qendrave financiare globale i dhanë Londrës një rezultat të përgjithshëm konkurrueshmërie prej 60, nga 59 në 2022, por Nju Jorku e rriti rezultatin e tij në 60. Singapori ishte i treti me 51, Frankfurti 46, Parisi 43 dhe Tokio 35.
Britania vazhdon të ndërtohet mbi pikat e forta të saj prej kohësh si qendra më e madhe në botë për emetimin e borxhit ndërkombëtar, risigurimin tregtar dhe tregun e këmbimit valutor, si dhe qendra e dytë më e madhe e menaxhimit të aseteve. Por, numri i listimeve të kompanive ndërkombëtare në Londër po bie dhe pak firma globale po zgjedhin këtë qytet.
Zyrtarët e sektorit të financave në Britani kanë bërë thirrje për reforma më të shpejta të rregullave financiare për të forcuar konkurrencën e qytetit, pasi Brexit vendosi Londrën përballë qendrave të njohura BE-së si Amsterdami, Parisi dhe Frankfurti. Nju Jorku e kaloi Londrën në vitin 2018 për t’u bërë qendra kryesore financiare.
Dorina Kurtaj/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.