Qeveria financon me 70 milion lekë FSHF-në / Fondi shkon për mbështetjen e ekipit kombëtar të futbollit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit ka miratuar financimin, në masën 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekë, për Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), për mbështetjen e ekipit kombëtar të futbollit.
Fondi i përcaktuar do të transferohet në llogarinë e FSHF-së, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2022, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
FSHF-ja, brenda muajit janar 2023 duhet të paraqesë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit planin e detajuar dhe të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së të veprimtarisë për të cilën do të përdoret ky fond.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.