Qytetarët, më shumë fitime nga bonot e obligacionet – Në verë, interesat e instrumenteve 1-vjeçar shkuan 2.84%. Priten rritje të mëtejshme
Në një kohë kur bankat tregojnë pak vëmendje ndaj letrave me vlerë të qeverisë, dhe pas rritjeve të normës bazë të interesit nga banka e Shqipërisë, bonot e thesarit e obligacionet po bëhen gjithnjë e më fitimprurëse për qytetarët.
Banka e Shqipërisë raporton se normat fitimit të letrave me vlerë të qeverisë kanë ndjekur ecuri rritëse që prej muajit mars, të diktuar nga rritjet e normës bazë dhe pritjet e tregut për normalizim të shpejtë të politikës monetare në përgjigje të inflacionit të lartë.
Oferta e bankave në ankandet e zhvilluara muajt e fundit ka qenë e luhatshme dhe në shumë raste më e ulët se kërkesa e qeverisë për financim, duke ushtruar presione shtesë për rritjen e normave të fitimit prej tyre.
Në ankandin e fundit të muajit korrik, yield-i i bonove 12-mujore shënoi 2.84%, duke regjistruar një rritje prej 0.8 pikë përqindje nga muaji prill. Rritje të ngjashme kanë shënuar edhe yield-et e obligacioneve 5 dhe 7-vjeçare.
Në ankandin e fundit të muajit korrik, yield-i i bonove 12-mujore shënoi 2.84%, duke regjistruar një rritje prej 0.8 pikë përqindje nga muaji prill. Rritje të ngjashme kanë shënuar edhe yield-et e obligacioneve 5- dhe 7-vjeçare, ndërkohë që yield-et në maturitet e tjera qëndrojnë 0.3-0.5 pikë përqindje më lart se në muajin prill.
Pritet që letrat me vlerë të qeverisë të vijojnë rritje të mëtejshme, për shkak të rritjes së normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që Bankat e nivelit të dytë të vijojnë të tregojnë pak interes për to.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.