Qyteti më i ftohtë në botë – Në Yakutsk temperatura shënon minus 62°
Ndodhet në Siberi, qendra e banuar më e ftohtë në botë. Pas një vale të ftohti më të gjatë se mesatarja në Yakutsk, 450 kilometra larg Moskës, temperatura e regjistruar ka zbritur 62 gradë nën zero pas disa ditësh gjatë të cilave qëndori minus 50 gradë.
Nga pamjet duket qartë se si qytetarët e kësaj qendre të vogël port përgjatë lumit Lena, nuk kanë frikë nga i ftohti dhe vijojnë normalisht jetën e tyre të përditshme, duke sfiduar temperaturat e acarta. Ky qytet konfirmohet si më i ftohti në botë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.