Reforma në Drejtësi, kosto pa fund. Shtohen edhe 96 milionë Euro – Zbardhet strategjia 2023-2025, nga buxheti do shpenzohen 86 milionë Euro, 10 Mln nga donatorët
Reforma në Drejtësi i ka kushtuar qindra miliona euro buxhetit të shtetit gjatë këtyre viteve, ndërkohë që kostot do të vijojnë të jenë shumë të larta edhe për të paktën dy vitet e ardhshme. Scan Televizion ka zbardhur Plan Veprimin 2023-2025 në zbatim të Strategjisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ku pritet që Qeveria të alokojë një fond prej thuajse 100 milionë eurosh për përmbushjen e objektivave.
Më specifikisht, kostoja totale e vijimit të reformës në drejtësi pritet të shkojë në 11.8 miliardë lekë apo 96 miliardë euro për periudhën 2023-2025. Prej tyre, 1.2 miliardë lekë apo 10 milionë euro do të sigurohen nga donaacionet e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që 10 miiardë lekë, apo 86 milionë euro do alokohen nga buxheti i shtetit.
Në hapat e para të Reformës, në vitin 2016, parashikohej që ajo të kushtonte rreth 175 milionë deri në vitin 2020. Në vitet e para kostot mbetën relativisht të uleta, për shkak të vonesëave në plotësimin me staf të organeve të reja të drejtësisë. Por kostot erdhën në rritje veccanërisht duke nisur nga viti 2019.
Pagat e reja të gjyqtarëve e prokurorëve janë një prej zërave që e bëjnë kaq të kushtueshme reformën në drejtësi. Kjo pasi pagat e magjistratëve prej tre vitesh janë në nivelin mesatar të 2 deri 3 mijë euro në muaj. Ndërkohë që kosto më vete janë edhe shpenzimet kapitale, për zyra, ambjente, të cilat kanë kushtuar jo pak por rreth 40 milionë euro vetëm dy-tre vitet e fundit.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.