Rekord investimesh në turizëm – Green Coast prezanton risitë dhe vizionin e së ardhmes
Pas një investimi rekord në sektorin e turizmit dhe vendosjes së tij në të njëjtat standarde me turizmin elitar në botë, Green Coast ka prezantuar risitë dhe vizionin e së ardhmes që pritet të kenë impakt të drejtpërdrejtë në këtë sektor.
Një grup përfaqësuesish të real estate dhe partnerë nga vendi dhe bota u njohën me paketën që Green Coast ofron, jo vetëm si një vend për të jetuar, por një destinacion me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe aktivitete të ndryshme.
Për CEO-n e Balfin Real Estate, Zj. Ledia Telhai, Green Coast ëshë projekti me ndikimin më të madh në Shqipëri sa i përket turizmit dhe zhvillimit ekonomik.
“Jemi krenarë që Green Coast ka transformuar dhe do të vijojë të transformojë një zonë tërheqëse të Shqipërisë, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. Ka tërhequr dhe ka akoma mundësi të tërheqë investitorë dhe blerës nga shumë vende, duke prezantuar Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të turizmit. Mbetet një nga investimet më të mëdha, duke theksuar angazhimin për një turizëm cilësor dhe përputhjen me standardet ndërkombëtare.”
Mbrëmja vijoi me një tur nga qendra tregtare Galeria by TEG, tek lifestyle center, LaVista, Shëtitorja buzë detit dhe në vilat më ekskluzive të projektit, ku të pranishmit kuptuan se cfarë do të thotë të jetosh në Green Coast.
Projekti u prezantua si një destinacion i mirëfilltë, por edhe si një mënyrë e re jetese. Përmes një eventi biznesi të ndërthurur me performanca artistike, muzikë, kulturë dhe traditë, Green Coast tregoi se është një vend ku ka jetë, gjallëri dhe aktivitete, një eksperiencë e plotë e jetesës mesdhetare.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.