Rënie të rendimenteve globale të obligacioneve – Parashikimi për vitin e ardhshëm i J.P.Morgan, 2022 viti më i keq për obligacionet
Rendimentet globale të obligacioneve parashikohet të bien në vitin 2023 pasi balanca mes kërkesës dhe ofertës do të përmirësohet me 1 trilion dollarë, sipas një deklarate të publikuar nga strategët në J.P.Morgan.
Gjithashtu do të ketë një tkurrje prej 700 miliardë dollarësh në kërkesën globale për bono vitin e ardhshëm krahasuar me vitin 2022; ndërsa oferta e bonove parashikohet të bjerë me 1.6 trilion dollarë, po sipas strategëve të J.P.Morgan.
Banka e Wall Street shtoi se bazuar në marrëdhënien historike mes ndryshimeve vjetore në ogertën e tepërt dhe rendimenteve të indeksit të obligacioneve agregate globale, një përmirësim prej 1 trilion dollarësh në bilancin kërkesë / ofertë do të nënkuptojë presion në rënie mbi rendimentet e agregatot global prej rreth 40 pikë bazë.
J.P.Morgan thekson se në një kohë që në bankat qendrore kryesore, shkurtimi i bilanceve të tyre në vitin 2022 ishte kontribuesi i vetëm më i madh në përkeqësimin e kërkesës për obligacione, shitjet nga bankat tregtare dhe investitorët me pakicë ishin gjithashtu shumë më të larta se vlerësimet.
Ky vit konsiderohet si më negativi në histori për sa i përket obligacioneve. Ndërsa humbjet afatshkurtra të thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të kufizuara në më pak se 10%, rënia prej 23% në kthimet vjetore deri në muajin e kaluar, sipas Bankës së Amerikës, ishte më e keqja që nga viti 1778.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.