Reshjet e shumta përkeqësojnë situatën në Lezhë – Evakuohet 1 familje. 1200 efektivë në terren. 3 qytete të tjera nën “pushtetin” e dëborës
Vijon të jetë problematiek situata nga reshjet e shumta që ka prekur vendin ditët e fundit duke bërë që në disa qytete të shkaktohen edhe përmbytje. Këtë të premte edhe reshjet e dëborës kaën qenë prezente duke vështirësuar kalimin në disa qytete.
Sasia më e lartë e reshjeve të regjistruara gjatë natës ka qenë në qarqet e Lezhës, Elbasanit, Shkodrës Korçës, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka patur më pak reshje. Në qarkun e Shkodrës nuk ka zgjerim të hartës së sipërfaqes së raportuar të përmbytur një ditë më parë. Në Malësinë e Madhe po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, të bllokuar për shkak të orteqeve.
Lezha paraqitet me situatën më të vështirë ku reshjet gjatë natës janë shtuar . Në digën Ura e Fanit në Lezhë ka pasur shkarkime me 153 m3/s. Pavarësisht se në disa lagje është qetësuara situate në në lagjen Skënderbeg dhe Lalm i Ri disa banesa janë përfshirë nga përmbytjet. Është bërë evakuimi i një familjeje prej 6 personash në hotelet pranë zonës.
Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre. Në Mirditë lumi Fan ka shtuar prurjet, por momentalisht është brenda shtratit të tij
Sa i përket furnizimit me energji, vijon pa ndërprerje në Qarkun Fier dhe Vlorë, por ka problematike veçanërisht në disa zona rurale dhe në disa nga zonat e thella.
Në disa akse të tjera rrugore, forcat e ARRSH po punojnë për pastrimin e inerteve por dhe të dëborës për lirimin e rrugëve. Si në Kukës Gjirokastër dhe Elbasan të cilat jnaë përfshirë më së shumti nga kjo sitiatë. N
Përsa I përket hidrovorëve Ministria e Mbrojtes lajmëron që jpo punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje. Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës, në Koman-Vau i Dejës dhe në kaskaden e Drinit është në kapacitetet e duhura.
1200 efektivë dhe 450 mjete janë vendosur në gatishmëri për të gjitha qytetet që hasin problematika. Edhe për këtë të premte është ndërprerë mësimi në 56 shkolla, deri në një njoftim të dytë nga Ministria e Arsimit.
Marinela Lina/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.