Rezerva për ligjin e të ardhurave dhe amnistinë – Jaço: Duhen rishikuar, nuk i shërbejnë ekonomisë dhe biznesit
Bizneset amerikane që operojnë në vendin tonë kanë rezerva dhe kritika lidhur me draftligjin për të ardhurat i cili është hedhur në konsultim së fundmi nga Ministria e Financave.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, ky projektligj nuk përmbush 3 nga 4 kriteret e domosdoshme.
Ndërsa lidhur me amnistinë fiskale, Dhoma amerikane shprehet se krijon hapësirë për pastrim parash dhe evazion fiskal.
Së fundmi Ministria e Financave ka nisur procedurën e konsultimit dy projektligje të rëndësishme që prekin biznesin dhe ekonominë në tërësi, dhe për të cilat kundërshtitë nuk kanë qenë të vogla.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.