Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës, në 2024 – Por, inflacioni do të vazhdojë të mbetet i lartë
Do të ketë një rikthim të zhvillimit ekonomik në vitin 2024. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris, ka ripropozuar një parashikim të rritjes prej 0.9% për Eurozonën për këtë vit, që do të rritet në 1.5% vitin e ardhshëm; dhe inflacioni 5.8% këtë vit që do të bjerë në 3.2% vitin e ardhshëm. Megjithatë, politika ekonomike duhet të mbetet kufizuese: BQE-së i kërkohet të vazhdojë të rrisë normat e interesit, ndërkohë që qeveritë duhet të zhvillojnë një politikë fiskale shumë të kujdesshme për të shmangur nxitjen e inflacionit dhe për të zbatuar reforma për të stimuluar rritjen e mundshme ekonomike.
Në raportin e gjerë të vitit 2023, që i kushton shumë hapësirë politikave të gjelbra, OECD mbështet zgjedhjen aktuale të Bankës Qendrore Europiane për të “ndjekur” të dhënat makroekonomike duke marrë vendime “takim pas takimi”. “Madhësia dhe kohëzgjatja e shtrëngimit monetar që kërkohet për të ulur në mënyrë të qëndrueshme inflacionin është e pasigurt,” shpjegon raporti. Inflacioni bazë, të cilin BQE po përpiqet ta ulë, përcaktohet si nga faktorët e ofertës ashtu edhe nga ana e kërkesës, dhe është e vështirë, të paktën për vendet e zhvilluara, t’i identifikojnë ato me saktësi të mjaftueshme.
Megjithatë, një politikë kufizuese është e nevojshme. Nëse rritja potenciale do të bjerë vazhdimisht, politika monetare do të duhet të harmonizojë kërkesën me ato norma më të ulëta. Kontrolli i pritjeve inflacioniste mbetet vendimtar, ashtu si edhe rreziku i një spiraleje çmim-pagë-çmim, i cili megjithatë mbetet mjaft i ulët. Megjithatë, moderimi i pagave nuk mund të merret si i mirëqenë.
Njëfarë maturie lidhet me faktin se ‘vënia nën kontroll e inflacionit mund të çojë në humbje të prodhimit’. Përfundimi i arritur i referohet një studimi të fundit sipas të cilit që nga viti 1950 nuk ka pasur raste të dezinflacionit të konsiderueshëm pa sakrifica të konsiderueshme ose një recesion, megjithëse kostot mund të ndryshojnë nga episodi në episod..
Roli i politikës fiskale mbete vendimtar. “Banka Qendrore Europiane do të duhet të vazhdojë të rrisë normat e interesit për një kohë të mjaftueshme për të shtyrë inflacionin në një rrugë të qëndrueshme drejt objektivit prej 2%, dhe kjo do të thotë se duhet të shtrëngojë politikën monetare edhe më shumë, pasi politika fiskale mbetet kaq gjerësisht akomoduese”. Reduktimi i buxhetit të BQE-së gjithashtu duhet të vazhdojë me kujdes.
Politika e qeverisë duhet të jetë më e shënjestruar: inflacioni dhe politika monetare kanë efekte rishpërndarëse që vetëm politika fiskale mund t’i trajtojë dhe disa nga masat e miratuara – ato që ndikojnë në çmimet, më të lehtat – priren të shpërblejnë familjet më të pasura. Nevojiten masa për të ndihmuar familjet në nevojë, madje përdorimi i fondeve të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës “duhet të minimizojë rrezikun e stimulimit të tepërt të ekonomisë” dhe për rrjedhojë edhe çmimet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.