Rriten çmimet e naftës në pritje të OPEC+ – Ka ende pasiguri për të justifikuar një reduktim të prodhimit
Çmimet e naftës u rritën të enjten për shkak të shtimit të shqetësimeve për shtrëngimin e furnizimit mes ndërprerjeve në eksportet ruse, potencialit që prodhuesit kryesorë të ulin prodhimin dhe mbylljes së pjesshme të një rafinerie amerikane.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit 59 cent, në 101.81 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u rrit me 42 cent, në 95.31 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat standarde të naftës së papërpunuar arritën nivelet maksimale të tre javëve të mërkurën, pasi ministri saudit i energjisë vuri në dukje mundësinë që Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj, të njohur si OPEC +, të ulin prodhimin për të mbështetur çmimet. Gjithashtu, diskutimet mbi një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit mbeten të bllokuara, duke vënë në pikëpyetje çdo rifillim të eksporteve iraniane.
Megjithatë, ka ende pasiguri përpara për OPEC+ për të justifikuar një reduktim të prodhimit mes negociatave të vazhdueshme rreth marrëveshjes bërthamore iraniane dhe një tabloje makroekonomike të përkeqësuar ndërsa kriza e energjisë përkeqësohet. Në Shtetet e Bashkuara, konsumatori më i madh i naftës në botë, British Petroleum (BP) raportoi mbylljen e disa njësive të rafinerisë së saj në Indiana, pas shpërthimit të një zjarri. Fabrika që prodhon 430,000 fuçi në ditë është një furnizues kryesor i karburanteve në SHBA qendrore dhe qytetin e Çikagos.
Rënia e rezervave të naftës së papërpunuar dhe produkteve të SHBA-së shtoi gjithashtu presionin rritës mbi çmimet. Inventarët e naftës ranë me 3.3 milionë fuçi në javën deri më 19 gusht, në 421.7 milionë fuçi.
Nga ana tjetër, bisedimet midis Bashkimit Europian, SHBA-së dhe Iranit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 po vazhdojnë. Burimet nga OPEC deklaruan se çdo shkurtim nga OPEC+ ka të ngjarë të përkojë me një kthim të naftës iraniane në treg, nëse Teherani siguron një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.