Rriten kontribuuesit për pension – Hado: Pandemia është lënë pas, anti-informaliteti ndikim pozitiv!
Skema e pensioneve po shëndoshet dhe gjurmët e pandemisë Covid 19 duket se janë fshirë.
Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, thekson se viti që lam pas është mbyllur me një bilanc tejet pozitiv sa i takon të ardhurave të cilat lidhen drejtpërdrejt me kontributet e të punësuarve dhe ecurinë pozitive të tregut të punës.
Nga ana tjetër, fushata antinformalitet në tregun e punës e ndërmarrë nga administrata tatimore pritet të kontribuuojë pozitivisht në rritjen e të ardhurave gjatë këtij viti.
Skema e pensioneve prej vitesh është defiçitare dhe kërkon subvencion nga buxheti i shtetit për shkak të numrit të ulët të kontribuuesve dhe numrit të lartë të përfituesve.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.