Rrufeja në Nebraska zbulon një mineral të ri – Kristali përbëhet prej një materiali ende të panjohur
Një shkarkesë elektrike e ndjekur nga një rrufe, është në origjinën e një materiali të ri të jashtëzakonshëm dhe ende të panjohur deri tani. Lajmi është konfirmuar nga Universiteti i Firenzes, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një ‘pothuajse’ kristal, i zbuluar nga Luca Bindi, pedagog për Mineralogjinë. Zbulimi u bë në bashkëpunim me shkencëtarët e Princeton University, në jug të Floridas dhe është publikuar në revistat shkencore.
Kampioni i analizuar është formuar, shumë mundësisht – nga shkrirja e rërës dhe materiali i një linje elektrike të rrëzuar nga një shkarkesë e fuqishme rrufeje. Prania e xhamit të strallit sugjeron se temperatura e arritur gjatë këtij procesi ka arritur të paktën deri në 1710 °C.
Materiali është krijuar nga fuqia shkatërruese e një rrugeje në dunat e rërës së Sand Hills në Nebraska, duke krijuar një pothuajse kristal me përbërje të panjohur. Këta të fundit janë materiale në të cilat atomet janë vendosur si një mozaik në modele të regullta por që nuk përsëriten asnjëherë në të njëjtën mënyrë, ndryshe nga ajo që ndodh në kristalet e zakonshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.