Rusia dërgon të varfërit në luftë – Ata rekrutohen me premtimin se do u likujdohen borxhet
Në Rusi janë publikuar video të ndryshme propagande sociale të cilat synojnë të nxisin rekrutimet vullnetare. Një nga grupet më në objektiv të fushatës është ai i të varfërve që kanë shumë borxhe, duke iu premtuar një zgjidhje të shpejtë të problemeve financiare falë pagës si ushtarë.
Ky është bërë subjekt dhe i një reklame që është bërë shumë popullor në rrjetet sociale ruse: gjyshi dhe nipi mezi arrijnë në fund të muajit. Gjyshi është i detyruar të shesë automjetin e tij të prodhimit sovjetik, që e ka shumë për zemër. Blerësi i jep shumë pak para por gjyshi i pranon pasi është i dëshpëruar.
Nga shtëpia del nipi i veshur me uniformë ushtarake, i cili gris kontratën e shitblerjes dhe i thotë gjyshit të tij se ka firmosur me ushtrinë dhe shumë shpejt do të jenë mirë ekonomikisht.
Ndërkohë gazetarët investigativë kanë zbuluar shumë raste të ushtarëve borxhlinjtë që kanë humbur jetën në luftë në Ukrainë. Borxhi më i lartë arrin në 72 mijë euro për person.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.