Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë të martë pozitivisht pasi është blerë sot me 88.7 lekë dhe është shitur me 89.8 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq është blerë sot me 98.8 lekë dhe është shitur me 99.5 lekë duke mos regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës krahasuar me ditën e djeshme.
Franga zvicerane blihet sot me 104.4 lekë dhe shitet me 105.4 lekë duke shënuar rritje të lehtë të vlerës nga dje.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik blihet sot me 118 lekë dhe shitet me 119.3 lekë duke u forcuar edhe ai nga dita e hënë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.