Samiti i BE/ Tirana ‘blindohet’ në 6 dhjetor – Policia publikon masat. Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve
Zhvillimi i samitit të BE në Tiranë më 6 dhjetor do të ‘blindojë’ Tiranën për aq orë sa trupat diplomatike do të qëndrojnë në kryeqytet. Nisur nga rëndësia insituticionale dhe nga impakti publik që ka ky event, Policia e Shtetit ka njoftuar se cilat janë rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.
Për mbarëvajtjen e këtij samit janë marrë masat duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, rrugëkalimet e delegacioneve, ambientin ku do të zhvillohet ky samit, si dhe për garantimin e rendit publik në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë territorin e vendit.
Rrugët që do të bllokohen nisin që nga Rinasi, autostrada Tiranë-Durrës, Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”. Ndërsa brenda Tiranës rrugët që nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, as qytetarëve por vetëm të banorëve në ato zona janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Asim Zeneli”, rruga e Elbasanit, rrugët dytësore ndërmjet bulveradit dësh,orët e kombit dhe rrugës së Elbasanit dhe Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike Rebani Jaupi shpjegoi dhe masat e sigurisë që do ndërmerren.
“Theksoj faktin se Policia e Shtetit, për hartimin e Planit të Masave dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë për Samitin e Bashkimit Europian – Ballkani Përëndimor, ka bashkëpunuar edhe me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE, me qëllim zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë, gjatë zhvillimit të aktiviteteve të këtyre përmasave.
Gjithashtu, për të garantuar sigurinë e këtij aktiviteti, po bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkembimin në kohë të informacioneve.”
Policia u bënë thirrje qytetarëve që të reduktojnë përdorimin dhe qarkullimin me automjete gjatë ditës, si dhe që të përdorin akse rrugore dhe drejtime të tjera lëvizjeje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.