A po shkojnë më pak shqiptarë drejt Gjermanisë? Sipas Zyrës Federale të Statistikave ritmi është ulur

Pas afro një dekade ku Gjermania ishte fjala magjike për mijëra shqiptarë që kërkonin një jetë më të mirë, shifrat e fundit tregojnë se kjo histori po merr një kthesë të re. Sipas Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë (Destatis), gjatë vitit 2024 në Gjermani kanë mbërritur rreth 19 mijë shtetas shqiptarë dhe janë larguar rreth 9 mijë të tilllë, duke sjellë një bilanc pozitiv prej afro 10 mijë personash. Edhe pse bilanci mbetet pozitiv, krahasuar me vitet e mëparshme ritmi është dukshëm më i ulët se në 2022 dhe 2023, ku Shqipëria kishte respektivisht rreth 14 mijë dhe 13 mijë emigrantë neto.
Në të njëjtën kohë, Kosova dhe Serbia po e ruajnë ritmin, madje po e shtojnë. Kosova regjistroi rreth 28 mijë hyrje dhe 9,800 dalje në vitin 2024, me një bilanc neto prej 18,400 personash, ndërsa Serbia e kalon shifërn e hyrjeve me mbi 20 mijë edhe pse migracioni neto është më i pakët, pra shumica e tyre janë kthyer.
Në një panoramë më të gjerë, në krye të listës së shtetësive me më shumë emigrantë në Gjermani për vitin 2024 renditen Ukraina, Siria, Turqia, Afganistani dhe Iraku, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të lëvizjeve migratore. Vetëm Ukraina ka regjistruar mbi 115 mijë hyrje neto, e ndjekur nga Siria me 78 mijë dhe Turqia me 36 mijë. Këto shifra tregojnë se valët migratore drejt Gjermanisë janë gjithnjë e më të lidhura me kontekste lufte, pasigurie dhe krize humanitare, ndërsa vendet e Ballkanit po përjetojnë më shumë migrim ekonomik.
Por pse shqiptarët po hezitojnë më shumë? Një pjesë e përgjigjes qëndron te ndryshimet në politikat e migracionit të Gjermanisë. Ligji i ri për punëtorët e kualifikuar kërkon dokumente të sakta, njohje profesionale të diplomave dhe standarde gjuhësore më të larta.
Një tjetër faktor tjetër kryesor është ngadalësimi ekonomik në Gjermani. Ndërsa vendi përballet me rritje të kostove të jetesës, inflacion të lartë dhe kërkesë më të ulët në sektorët manualë, shumë kompani kanë frenuar punësimet. Kjo ka bërë që punëtorët shqiptarë të kërkojnë alternativa më afër dhe më fleksibël. Italia, Kroacia dhe Britania e Madhe janë bërë destinacione të reja të preferuara për punë sezonale apo afatshkurtër.
Live TV
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje këtë të premte teksa......
SHBA nisin hetim tregtar ndaj Gjermanisë - Uashingtoni akuzon Berlinin për çmime shumë të ulëta të ilaçeve të reja
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një hetim tregtar mbi politikat e çmimeve të barnave në Gjermani. Uashingtoni thotë se dëshiron të shqyrtojë nëse ilaçet......
Ndërpritet funksionimi i Bordit të Transparencës/ Ibrahimaj: Çmimet e karburanteve janë stabilizuar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se qeveria ka vendosur t’i japë fund funksionimit të Bordit të Transparencës për......
Cilat vende po shtojnë më shumë milionerë? - Çdo ditë 5 persona në Gjermani kalojnë pragun prej 30 milionë dollarë
Pabarazia në pasuri në të gjithë Evropën dhe brenda saj mbetet e theksuar, siç tregohet nga disa tregues. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore......



