Çfarë produktesh blen Britania nga Shqipëria? Kryesisht tekstile, fruta dhe këpucë. Na shet makineri dhe automjete

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Departamenti i Biznesit dhe Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar, janë bërë të ditura statistikat mbi shkëmbimet tregtare mes Britanisë dhe Shqipërisë. Nga këto të dhëna rezulton se, gjatë katër tremujorëve të përfunduar në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, Shqipëria është renditur si partneri i 117-të më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Nëse marrin në referencë produktet të cilat janë importuar dhe eksportuar më së shumti gjatë kësaj periudhe rezulton se eksportet britanike drejt Shqipërisë kanë qenë të përqendruara kryesisht te makineritë dhe produktet e përpunuara. Në krye të listës qëndrojnë gjeneratorët mekanikë (përdorim ndërmjetës) me një vlerë prej 4.7 milionë paundësh, të pasuar nga pijet dhe duhani me 3.8 milionë paund. Po ashtu, në listën e pesë produkteve kryesore renditen ushqimet e ndryshme me 2.3 milionë paund, makineritë e specializuara me 1.9 milionë paund, si dhe automjetet me 1.9 milionë paund. Këto tregues nxjerrin në pah rolin e madh të produkteve industriale dhe teknologjike britanike në tregun shqiptar.
Nga ana tjetër, importet kryesore të Britanisë së Madhe nga Shqipëria gjatë të njëjtës periudhë lidhen më tepër me prodhime bujqësore dhe mallra të konsumit. Vendi i parë mbahet nga veshjet me vlerë 2 milionë paund, ndjekur nga frutat dhe perimet me 1.5 milionë paund.
Produktet e hekurit e çelikut arrijnë në 1.3 milionë paund, ndërsa pijet dhe duhani kapin 1.1 milionë paund. Në fund të pesëshes kryesore renditen këpucët me 1 milion paund. Të dhënat tregojnë një shkëmbim të qartë ekonomik ku Britania furnizon Shqipërinë me makineri dhe produkte teknologjike, ndërsa Shqipëria shquhet për eksportin e produkteve bujqësore, tekstileve dhe mallrave të konsumit.
Live TV
Rimbursimi nga DIVA, Tatimet publikojnë udhëzuesin për llogarinë bankare/ Informacion edhe për përfitimin e kompensimit me autofaturë për fermerët
Vijon procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që nga dorëzimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025), rezultojnë......
Gati kantieri i aksit rrugor Shalë - Tropojë/ Korridor i ri lidhës mes zonave alpine
Kantieri për ndërtimin e rrugës Shalë–Tropojë, një nga investimet e rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit, është gati të nisë punimet. Hapja e këtij......
Nafta "në qiell", çmimi rikthehet mbi 100 dollarë për fuçi/ Tensionet në Lindjen e Mesme, pritet shtrenjtim i mëtejshëm
Çmimi i naftës Brent ështc rikthyer mbi nivelin prej 100 dollarësh për fuçi, i nxitur nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet për......
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, vijon fushata informuese/ zv.Kryeministrja Koçiu: Bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro
Në kuadër të programit mbështetës të qeverisë për bizneset, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në......

