Rreth 48 mln euro më pak kursime në Prill/ Depozitat bien me 0.35% krahasuar me muajin Mars

Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me zbritje përgjatë muajit Prill të këij viti, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat e muajit të katërt flasin për 1.376 trilionë lekë depozita, nga rreth 1.381 trilionë lekë në muajin Mars të po të njejtit vit.
Në Prill depozitat në paranë e gjerë janë tkurrur me 0.35%, ose rreth 4.8 miliardë lekë më pak, krahasuar me muajin Mars. Nëse e konvertojmë shohim se rënia regjistrohet në 48 milionë euro.
Por si paraqitet situata për depozitat sipas monedhës raportuese?
Sa i përket depozitave në lekë, rënia vlerësohet me 0.76% në terma mujorë, duke zbritur pranë 645 miliardë lekëve, nga 640 miliardë që regjistroheshin në muajin Mars. Nga krahu tjetër, ato në valutë regjistrojnë një rritje minimale, prej 0.01%. Kështu, kursimet në valutë regjistrohen në 735.7 miliardë lekë, nga rreth 735.6 që vlerësoheshin në muajin e Mars të vitit.
Ndërkohë, përgjatë një viti depozitat janë rritur me 6.7%, krahasuar me muajin Prill të vitit 2024. Në shifër absolute rritja vlerësohet në rreth 86 miliardë lekë më shumë.
Theksojmë se depozitat në paranë e gjerë i referohen depozitave në banka, llogari rrjedhëse, llogari me afat dhe pa afat, në lekë e në valutë. Nga totali i depozitave pjesa më e madhe e tyre i përkasin kategorisë depozita të transferueshme.
Live TV
Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33 mijë e tërhoqën që ditën e parë
Më shumë se 33 mijë pensionistë e kanë tërhequr bonusin e verës që ditën e parë të shpërndarjes. Shifrën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ministrja e......
Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin
Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i......
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......



