Shqipëria më pak e “plakur” se mesatarja europiane/ Raporti i varësisë ndaj të moshuarve arriti në 33.3% në vitin 2025

Raporti i varësisë së të moshuarve, i përcaktuar si përqindja e individëve të moshuar (të moshës 65 vjeç e lart) në raport me popullsinë në moshë pune (persona të moshës 20 deri në 64 vjeç), është rritur ndjeshëm në 20 vitet e fundit.
Në BE, më 1 janar 2024, raporti ishte 37%, duke treguar se kishte më pak se 3 të rritur në moshë pune për çdo person të moshuar. Mirëpo, si paraqiten këto të dhëna për Shqipërinë? Më 1 janar 2024, raporti i varësisë së të moshuarve ishte 31.1%. Sipas të dhënave të INSTAT, ky raport u rrit në janarin e këtij viti, duke arritur në 33.3%, duke u afruar më shumë me mesataren e BE-së. Por si paraqiten të dhënat për vitin 2024 në krahasim me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit dhe Europës?
Sa i përket rajonit, vendi me raportin më të lartë të të moshuarve është Serbia me 38.6%, duke kaluar mesataren e Bashkimit Europian. Ndërkohë, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut sipas statistikave rezultojnë me një raport më të ulët, përkatësisht 28.1% dhe 30.4%.
Rajonet më të largëta franceze, si Majota (6.1%) dhe Guajana (13.8%), si dhe rajoni i kryeqytetit Byen København në Danimarkë (17.8%), kishin raportet më të ulëta të varësisë së të moshuarve për Europën.
Ndërkohë, rajoni bregdetar belg i Arrondissement of Veurne kishte raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (72.8%). Alto Tâmega e Barroso në Portugalinë veriore (71.4%) dhe Evrytania në Greqinë qendrore (71.1%) ishin të vetmet rajone të tjera në BE ku ky raport tejkalonte 70%.
Live TV
Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33 mijë e tërhoqën që ditën e parë
Më shumë se 33 mijë pensionistë e kanë tërhequr bonusin e verës që ditën e parë të shpërndarjes. Shifrën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ministrja e......
Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin
Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i......
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......



