Rritet numri i ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri/ Kryesojnë ato nga vendet e BE-së, me fokus në shërbime dhe tregti

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë duke reflektuar vazhdimësinë e pranisë së kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare. Në fund të vitit 2024, në vendin tonë ishin gjithsej 7007 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta, një rritje prej 1% nga viti paraardhës.
Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu një rritje të vazhdueshme të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve që operojnë në vend gjatë tre viteve të fundit. Pjesën më të madhe të këtij numri e përbëjnë ndërmarrjet me pronësi shqiptare 100%, të cilat arritën në afro 230 mijë duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me gati 219 mijë që ishin një vit më parë.
Sa i përket ndërmarrjeve me kapital të huaj, pjesa më e madhe e tyre janë ndërmarrje me pronësi të huaj 100%. Numri i tyre arriti në gati 5500 ndërkohë, ndërmarrjet e përbashkëta shqiptaro-të huaja kanë shënuar një rënie të lehtë.
Po sipas të dhënave të INSTAT, ndërmarrjet me origjinë nga vendet e Bashkimit Europian zënë pjesën më të madhe të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në Shqipëri. Ato përfaqësojnë mesatarisht 60.7% të totalit, duke treguar një prani të fortë të investimeve nga vendet e BE-së në ekonominë shqiptare. Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Europian janë mbizotëruese në aktivitetet e: Shërbimeve (26.4 %), Tregtisë (11.6 %) dhe Industri (9.2 %). Nga ana tjetër, shtetet e Ballkanit Perëndimor përbëjnë rreth 11.9% të këtyre ndërmarrjeve, duke reflektuar gjithashtu bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe interesin e investitorëve nga vendet fqinje për tregun shqiptar.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion tërheqës për investimet e huaja, ndërsa rritja e numrit të ndërmarrjeve tregon zhvillim gradual të aktivitetit ekonomik dhe të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.
Gjithashtu ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18.8 % të punësimit gjithsej dhe 20.4 % të shitjeve neto.
Live TV
Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33 mijë e tërhoqën që ditën e parë
Më shumë se 33 mijë pensionistë e kanë tërhequr bonusin e verës që ditën e parë të shpërndarjes. Shifrën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ministrja e......
Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin
Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i......
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......



